Zbulohet projekti i radhës i Angelina Jolie, këtë herë në një film ndryshe

Mediale Vip

Zbulohet projekti i radhës i Angelina Jolie, këtë herë në një film ndryshe

Më: 29 mars 2019 Në ora: 17:53
Angelina Jolie

Angelina Jolie është padyshim një nga aktoret më të suksesshme. Për shumë vite ajo është konsideruar edhe si një nga femrat më të bukura në botë, jo më kot ftesat për filma ku ka rol protagonist janë të shumtë. Së fundmi sipas ‘Hollywood Reporter’ është zbuluar se Angelina ka nisur bisedimet më gjigandin kinematografik ‘Marvel’ për të marrë pjesë në një film të ri.

Duke marrë parasysh emrin e studios bëhet me dije se do të jetë një projekt që ka në qendër superheronjtë, pasi ‘Marvel’ i ndërton filmat në bazë të librave me histori të tilla. Kjo është një fushë e prekur shumë pak nga Jolie, jo më kot ‘The Eternals’ do të jetë një film shumë i veçantë për adhuruesit e aktores.

Ky projekt ka në qendër një grup superheronjsh gjysmë të vdekshëm që njihen si Eternals dhe kanë jetuar në Tokë duke ndryshuar historinë dhe civilizimin. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat