Ermal Mamaqi zbulon sa kushtoi filmi “2 gisht mjaltë”

Mediale Vip

Ermal Mamaqi zbulon sa kushtoi filmi “2 gisht mjaltë”

Më: 29 mars 2019 Në ora: 22:26
Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata

Ermal Mamaqi ka zbuluar shifrën e sakt se sa kushtoi filmi "2 gisht mjaltë", rolet kryesore në të cilin i luan ai dhe Elvana Gjata.

Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata sot po qëndrojnë në Prishtinë për premierën e filmit “2 gisht mjaltë”.

Ermali ishte i ftuar së fundi në një intervistë tek “Rudina”, ku foli më shumë rreth këtij filmi.

Duke dhënë detaje të filmit “2 gisht mjaltë”, moderatori zbuloi se i gjithë realizimi i tij kushtoi afro 250 mijë euro.

“Mora ekipin më të mirë që mund të kisha mundësi të merrja për të arritur një standard të lartë që askush të mos thoshte asgjë. Standardi është aq i lartë saqë ne po synojmë të bashkëpunojmë edhe me Netflix, ata po presin vetëm numrin e shitjeve të biletave për të vërtetuar që ne jemi të shikuar në Shqipëri. Ky film ka kushtuar rreth 250 mijë Euro, një financim i pavarur. Kjo është eksperienca ime e parë si producent dhe tani që mësova mendoj se mund ta kishim bërë edhe më lirë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat