Stine flet për raportin me Roza Latin: Nuk besoja në të tilla gjëra

Mediale Vip

Stine flet për raportin me Roza Latin: Nuk besoja në të tilla gjëra

Më: 30 mars 2019 Në ora: 07:10
Stine dhe Roza Lati

Stine dhe Roza Lati edhe  pse u bë kohë tashmë që ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre vijojnë të fliten shumë në media. Kjo ndodh edhe për faktin se nuk e kanë komleksin që të postojnë foto  kur kalojnë ndonjë moment së bashku.

E për këtë këngëtari ka folur disa herë dhe ka shpjeguar se si është raporti i tij me Rozën. Këtë herë në një intervistë për gazetën “Liberale” ai shpjegoi se nuk e kishte menduar e as besuar se do të kishte miqësi me moderatoren sepse nuk besonte tek miqësia me një ish.

Por tani çdo gjë ka ndryshuar dhe Stine tregon se: “Portalet atë punë kanë dhe mirë bëjnë se nga njëra anë shërbejnë dhe si mbështetje. Midis meje dhe Rozës nuk do ketë kurrë asgjë më tepër sesa një miqësi të mirë dhe të pastër.

A besoj unë në të tilla miqësi? Në fakt dikur nuk besoja në gjëra të tilla, ama është fakt që ne ruajmë një miqësi korrekte pa tundime dhe pa hipokrizi që nga edicioni i fundit i “Dance With Me” që ishim pjesëmarrës”.

Stine tashmë është një djalë single sepse i ka dhënë fund edhe marrëdhënies me Gracielën nga e cila kanë edhe një vajzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat