Demi Lovato reagon ashpër për komentet rreth peshës së saj: Janë njerëz toksikë

Mediale Vip

Demi Lovato reagon ashpër për komentet rreth peshës së saj: Janë njerëz toksikë

Më: 30 mars 2019 Në ora: 18:55
Demi Lovato

Demi Lovato ka vendosur se fundmi t’i kthejë përgjigje një reviste, e cila e ka cilësuar këngëtaren të shëndoshë.

Ajo publikoi disa ‘Instastory’ ku shpjegonte se ndjente keqardhje për këta njerëz që kanë ndërtuar artikuj mbi peshën e saj, kur më parë ka qenë vetë 26-vjeçarja e cila ka pranuar se ka probleme me kequshqyerjen.

“Më ngrihen nervat kur shikoj se njerëzit mendojnë se është në rregull të shkruash për peshën e trupit. Artikuj si këto kontribuojnë vetëm në mënyrën e të menduarit tek njerëzit toksikë. Ju jeni më shumë se pesha juaj”, ka shkruar Lovato në ‘Instagram-in’ e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat