Klea Huta për mamin e Elgitit: Nuk jemi vjehrrë e nuse…

Mediale Vip

Klea Huta për mamin e Elgitit: Nuk jemi vjehrrë e nuse…

Më: 31 mars 2019 Në ora: 06:44
Klea Huta

Klea Huta ka disa muaj që bashkëjeton me dashurinë e jetës dhe takimet me familjarët janë të shpeshta. Si është një nuse si Klea? Artistja ka zbuluar në "Mos i fol shoferit" se i ka marrëdhëniet shumë të mira me mamanë e Elgitit, të cilën e konsideron si shoqe.

Rudina Dembacaj: Mami i Elgitit vjen shpesh në shtëpinë tuaj?

Klea Huta: Vjen. Si ti them, vjehrra? Asaj nuk i pëlqen ti them vjehrra, thotë nuk jemi vjehrrë e nuse, jemi shoqe. E kam shumë të mirë.

Rudina Dembacaj: Ka ardhur të të shohë si gatuan ti?

Klea Huta: I sjell gati.

Rudina Dembacaj: I merr mendime për ndonjë projekt?

Klea Huta: Zonja Tana është një zonjë e mrekullueshme. Jam me fat se lindi njeriun e jetës time dhe jam shumë e bekuar sepse më këshillon, më tërheq vërejtje, të gjitha. 

Rudina Dembacaj: Bëhet xheloze mami jot?

Klea Huta: Jo, asnjëherë. Deri tani, jemi shumë mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat