‘Heroina ime faleminderit që më mësove’, Dua Lipa bën dedikimin prekës për të ëmën

Mediale Vip

‘Heroina ime faleminderit që më mësove’, Dua Lipa bën dedikimin prekës për të ëmën

Më: 31 mars 2019 Në ora: 11:30
Dua Lipa me nënën e saj

Sot në Britaninë e madhe festohet Dita e Nënës. Për këtë nuk mungojnë as urimet e ndryshme. Më i fundit vjen nga këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa. Ajo është kthyer pas në kohë dhe ka publikuar pak orë më parë disa foto nga fëmijëria, ku shfaqet bashkë me të ëmën në bregdet.

‘Urime Dita e Nënës për heroinën time. Faleminderit që më mësove që shëndeti dhe lumturia gjithmonë vijnë së pari dhe që puna e madhe dhe pasioni gjithmonë do të jenë forca shtytëse për ëndrrat e mia. Të dua’, shkruan Dua në ‘Instagram’.

Kujtojmë që kënga e fundit e Lipës është  “Swan Song”, njëherësh kolonë zanore e filmit “Alita Battle Angle”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat