Vajza e Policit të ndjerë Izet Demaj emocionon drejtorin e Policisë!

Mediale Vip

Vajza e Policit të ndjerë Izet Demaj emocionon drejtorin e Policisë!

Më: 31 mars 2019 Në ora: 21:14

Këtë të diele në emisionin Kojshia Shoë, mysafir ishte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Ai u befasua nga Valza Demaj, vajza e Policit që u vra në Istog para disa muajve, vajza e heroit Izet Demaj.

"Edhe në ditën që është vrarë babai i saj, na ka bërë krenarë të gjithëve, e din kjo sa vështirë e ka pasur ta përballoj dhimbjen për babain, por ka arritur në mënyrën më të mirë që ta recitoj dhe t'i thotë fjalët për heroin e saj", tha Qalaj.

"Familja Demaj që nga nata e vrasjes mendoj se kanë treguar se janë një familje shumë bujare dhe shqiptare. Izeti do të na mungojë gjithmonë", është shprehur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, përcjell "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat