Erjona Sulejmani zbulon dashurinë e vërtetë: Ti je princi im!

Mediale Vip

Erjona Sulejmani zbulon dashurinë e vërtetë: Ti je princi im!

Më: 1 prill 2019 Në ora: 07:28
Erjona Sulejmani

Vogëlushi Luan lindi nga martesa e Erjonës me futbollistin me kombësi shqiptare, që përfaqëson Zvicrën, Blerim Xhemaili.

Tashmë ai dhe Erjona Sulejmani janë divorcuar, por bukuroshja shqiptare thotë gjithmonë se djali i tyre është dhurata më e bukur në jetën e saj.

Diçka që e ka ritheksuar edhe një herë, nëpërmjet një postimi në rrjetet e saj sociale.

“Dita më e rëndësishme e jetës time, dita më e lumtur e jetës time, shikimi yt i parë, përqafimi yt i parë, aroma jote, zëri yt, dashuria e parë e madhe e vërtetë je tij burri im i vogël, princi im, kuptimi i jetës time dhe ekzistencës time je ti LUAN!! Të dua. Tani, nesër dhe për gjithmonë”, citon postimi i Erjona Sulejmanit në rrjetet sociale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat