Reperi Nipsey Hussle qëllohet për vdekje në LA

Mediale Vip

Reperi Nipsey Hussle qëllohet për vdekje në LA

Më: 1 prill 2019 Në ora: 07:46
Nipsey Hussle

Reperi nga Los Angeles, Nipsey Hussle është qëlluar për vdekje jashtë një dyqani të tij të rrobave, kanë bërë të ditur mediat amerikane.

33 vjeçari ishte qëlluar disa herë dhe u shpall i vdekur pas ardhjes në spital, raporton “Los Angeles Times”.

Persona të tjerë pësuan lëndime pas të shtënave jashtë Marathon Clothing në South Los Angeles.

“Ne nuk kemi asnjë të dyshuar tani por do të sjellim të reja pasi t’i kemi në dispozicion”, thuhet në njoftimin nga departamenti i Los Angeles Police.

Rihanna ishte në mesin e artistëve që janë shokuar me lajmin duke shkruar në Twitter: “Shpirti im është dridhur nga ky lajm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat