Gashi i shokuar pas lajmit për vrasjen e reperit Nipsey

Mediale Vip

Gashi i shokuar pas lajmit për vrasjen e reperit Nipsey

Më: 1 prill 2019 Në ora: 07:58
Gashi

Vdekja në moshë të re e reperit Nipsey Hussle ka tronditur mbarë botën.

Reperi amerikan, Nipsey Hussle është qëlluar për vdekje jashtë një dyqani të tij të rrobave.

Reperi shqiptar Gashi, i cili kishte bashkëpunuar me të për projektet muzikore, është shprehur i pikëlluar kur mori lajmin për vrasjen e reperit.

“Ti ishte reperi i parë që bëre projekt për mua. Më bëre gjithashtu të besoj se mund ta bëj këtë. Do të na mungosh përgjithmonë”, ka shkruar ndër të tjera shqiptari.

Gashi këtyre fjalëve prekëse ia shtoi një fotografi bashkë me të ndjerin, për vdekjen e të cilit ndihet shumë i prekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat