Aktori i ‘O sa mirë’ me fjalë të mëdha për PDK-në, thotë se është oqean

Mediale Vip

Aktori i ‘O sa mirë’ me fjalë të mëdha për PDK-në, thotë se është oqean

Më: 1 prill 2019 Në ora: 18:49
Fisnik Ademi

Aktori Fisnik Ademi që tash është bërë pjesë e strukturave të PDK-së, ka folur në superlativ për këtë subjekt politik.

Si mysafir në emision , Ademi ka thënë se nuk i intereson e kaluara e udhëheqësve të PDK-së, pavarësisht se gazetari Visar Duriqi në këtë debat e quante PDK-në si parti kriminale.

“Mua s’ më intereson e kaluara e askujt. Unë e kam qëllimin tënd dhe kam me ia arritë”, ka thënë Ademi.

Ai ka thënë se kalimi i tij në partinë e Veselit i ka penguar të tjerët. “E kam pa që ju pengon njerëzve pse jam në PDK”, ka thënë Ademi i cili i ka dhënë partisë së tij një epitet që mbase edhe nuk i shkon.

“PDK, është oqean sa i përket njerëzve të shumtë brenda saj”.

Ademi që njihet shumë me rolin e dembelit në serialin e “O sa mirë”, thotë se është i kundërt në jetën reale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat