“Bëja qejfin sheikut se të paguan mirë”, Elhaida Dani i kthehet keq komentuesit: Më vjen…

Mediale Vip

“Bëja qejfin sheikut se të paguan mirë”, Elhaida Dani i kthehet keq komentuesit: Më vjen…

Më: 2 prill 2019 Në ora: 15:24
Elhaida Dani

Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani, ka vizituar së fundmi Katarin. Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram”, foto e video nga udhëtimi në Doha.

Në “Instagram”, Elhaida ka publikuar një video të Doha-s në orët e para të mëngjesit, të kapur nga avioni.

Videoja ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe shumë komente. Por një ndjekës i saj e ka cilësuar këtë udhëtim si pushime të “paguara nga sheiku”.

“Bëja qejfin sheikut se të paguan mirë të rroftë VIZITA”, është komenti që Elhaida e ka lexuar, dhe i ka kthyer menjëherë përgjigje.

“Bravo! Sepse sipas teje, që një femër të udhëtojë dhe të paguajë për jetën e saj ka nevojë për Sheik? Më vjen keq për ty! Familja ime më ka edukuar ndryshe ! Ciao”, i shkruan Elhaida.

Të shumtë kanë qenë ndjekësit e tjerë që e kanë mbështetur këngëtaren, duke thënë se ka punuar fort për të realizuar ë realizuar ëndrrat.

Më pas në një tjetër postim publik, Elhaida ka bërë thirrje që ta shohim jetën nga një tjetër perspektivë, nga lentet e asaj që “femrat nuk kanë nevojë për mashkullin me lekë”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat