Vesa Luma rrëfeu planet e bukura me Big Bastën dhe na pëlqyen shumë!

Mediale Vip

Vesa Luma rrëfeu planet e bukura me Big Bastën dhe na pëlqyen shumë!

Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:28
Vesa Luma

Këngëtarja Vesa Luma ishte e ftuar mbrëmjes e së dielës në programin “Në kurthin e Piter Pan” ku ‘përballoi’ me sukses pyetjet e panelit të gazetarëve të vegjël.

Ndër të tjera këngëtarja simpatike u pyet nga njëri perj fëmijëve se pse ajo dhe bashkëshorti Big Basta jetojnë të ndarë. Me çiltërsinë që u ngjan atyre të fëmijëve në studio, Vesa u përgjigj se çifti do të bashkohet shumë shpejt dhe zbuloi disa projekte interesante që do të realizojnë së bashku.

“E përjetuam ndarjen shumë, por ai do vijë shumë shpejt, e nuk do jetë më i mërzitur Unë dhe Big Basta duhemi shumë. Kemi disa projekte që do të jenë koncerte recitale në Shqipëri e Kosovë dhe këngë të reja. Më pas do të jetë një album përfundimtar, e pastaj do të kthehem rehat në Zelandë”: shoi kureshtjen e vogëlushëve mami i Lian.

Prej rreth tre vitesh Big Basta po jeton në Zelandën e Re, duke u larguar përkohësisht nga muzika, ndaj mezi po presim të njohim projektet e reja të çiftit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat