Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Nipsey Hussle

Mediale Vip

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Nipsey Hussle

Më: 3 prill 2019 Në ora: 10:03
Nipsey Hussle

Një burrë 29-vjeçar nga Los Angeles është i dyshuar për vrasjen e Nispey Hussle.

Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e reperit Nipsey Hussle.

Policia e Los Angelesit ka identifikuar Eric Holder, 29-vjeç, si të dyshuar për vrasjen e reperit Nipsey Hussle dhe ai tani është futur në paraburim.

Detektivët e policisë së Los Angeles shkuan në stacionin e sherifit të LA në Lakewood për të verifikuar identitetin e të dyshuarit dhe i konfirmuan The Times se personi në arrest ishte pikërisht ai.

Burimet e zbatimit të ligjit thanë se i dyshuari kishte një mosmarrëveshje me reperin para se të shtinte mbi të.

Ai u pa për herë të fundit në veturën e bardhë “Chevy Cruze”, me numër të targës 7RJD742.

Madje është publikuar edhe një video në të cilën shihet një person i armatosur dhe në momentin kur ai hap zjarrë Hussle bie në tokë.

Thuhet se një ditë më parë, reperi kishte planifikuar të takohej me shefin e LAPD, Michel Moore dhe komisionerin e policisë, Steve Soboroff, për të folur për mënyrën se si mund të ndihmonte në ndalimin e dhunës së bandës dhe të ndihmojë fëmijët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat