Adrola Dushi dhe Eugent Bushpepa bëhen bashkë

Mediale Vip

Adrola Dushi dhe Eugent Bushpepa bëhen bashkë

Më: 3 prill 2019 Në ora: 11:16
Adrola Dushi dhe Eugent Bushpepa

Një nga modelet më të bukura të Shqipërisë, Adrola Dushi dhe këngëtari që na përfaqësoi vjet në Eurovizion, Eugent Bushpepa janë bërë bashkë për një projekt të ri.

“Revista who” bën të ditur se Adrola do të jetë protagoniste në videoklipin më të ri të Eugentit.

Kjo është hera e parë që Adrola pranon të jetë imazhi kryesor i një projekti muzikor.

Xhirimet kanë nisur dhe këngëtari ka postuar në Instastory një foto ku shfaqet me Adrolën duke e konfirmuar këtë lajm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat