Dardan Molliqaj i jep fund beqarisë, po martohet me ministren Besa Shahini

Mediale Vip

Dardan Molliqaj i jep fund beqarisë, po martohet me ministren Besa Shahini

Më: 3 prill 2019 Në ora: 14:05
Dardan Molliqaj dhe Besa Shahini

(E plotësuar) - Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini dhe deputeti Dardan Molliqaj do të kurorëzojnë lidhjen e tyre të dashurisë, me martesë.

Mësohet se dasma do të organizohet këtë të dielë, dhe se do jetë një dasmë e vogël ku të ftuar do jenë vetëm rrethi i tyre i ngushtë.

Shahini, e pyetur për dasmën me Molliqajn, nuk ka pasur interesim të jep detaje.

"Blic" ka publikuar edhe përgjigjen e ministres rreth kesaj çështje: “Jo, nuk kam asnjë interesim për të dhënë përgjigje”, është shprehur shkurtimisht Shahini.

***

Ka kohë që në media është përfolur për lidhjen e dashurisë mes deputetit Dardan Molliqaj dhe tashmë ministres së Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahinit.

Tashmë çifti kanë vendosur që këtë lidhje ta shtyjnë një hap më tutje.

Burime pranë medias mësojnë se çifti do ta kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë këtë të dielë në një nga restaurantet e Tiranës.

Madje këto burime i thonë medias se çifti ka zgjedhur të bëjë një dasmë të vogël, ku të ftuar do jenë vetëm rrethi i tyre i ngushtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat