Njihuni me arsyen pse mbretëresha Elizabeth mban dorashka prej 67 vitesh

Mediale Vip

Njihuni me arsyen pse mbretëresha Elizabeth mban dorashka prej 67 vitesh

Më: 3 prill 2019 Në ora: 14:40
Mbretëresha Elizabeth e Anglisë

Mbretëresha Elizabeth e Anglisë dhe pasioni i saj për dorashkat! Prej 67 vitesh sovrania e Anglisë, nuk heq dorë nga ky detaj.

Të verdha, limoni, të bardha, të kaltra, mbretëresha përshëndet gjithnjë me dorashka në duar, në evente publike.

Nuk bëhet fjalë për një ves estetik, por për një motiv konkret! Mediat angleze shkruajnë se sovrania nuk rri asnjëherë pa dorashka, për tu mbrojtur nga mikrobet.

Në rastin e eventeve publike, madhëria e saj duhet të shtrëngojë duart me shumë njerëz dhe kjo gjë rrezikon që ta vendosë në kontakt me shumë baktere.

Dorashkat që mban mbretëresha janë të markës ‘Cornelia James’ dhe kushtojnë mesatarisht 150 dollarë.

Mbretëresha mban gjithmonë me vete dy- tre palë, dhe prej tyre ka modele që i përdor prej 40 vitesh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat