Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Lady Gaga u nda nga i fejuari

Mediale Vip

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Lady Gaga u nda nga i fejuari

Më: 3 prill 2019 Në ora: 21:21
Lady Gaga

Për muaj të tërë spekulohej në lidhje me arsyet e mundshme pse këngëtarja Lady Gaga, 32 vjeç, ishte ndarë nga agjenti i saj Christian Carina (50).

Shumë mendonin se ishte arsyeja që mediat e lidhën yllin e muzikës me aktorin e famshëm të Hollywoodit, Bradley Cooper, me të cilin Lady Gaga luajti në "Star Is Born".

Ata kishin një shfaqje të mrekullueshme në Oscar, dhe shumë menduan se kishte diçka më shumë midis këngëtares dhe aktorit.

Por, Lady Gaga mohoi historinë se ajo ishte në lidhje me Bradley Cooper, transmeton KosovaPress.

"Para së gjithash, dua të them se rrjetet sociale janë WC e internetit. Keni parë atë që donim të shihnim. Është një këngë dashurie. Është një histori dashurie dhe ne kemi punuar shumë për të, "tha Lady Gaga gjatë një emisioni televiziv.

Lady Gaga më vonë u bashkua me aktorin Jeremy Rener (48). Megjithatë, kjo nuk është arsyeja pse Lady Gaga u nda me Carina. Sipas medias, për ndarjen shkaktari kryesor ishte xhelozia.

“Ajo vendosi të mos jetë më pjesë e një lidhje të tillë. Xhelozia e tij i arriti të gjitha masat. Ai vazhdimisht donte të dinte se ku ishte ajo dhe çfarë po bënte, e keqtrajtonte me mesazhe të vazhdueshme dhe nuk sillej mirë. Miqtë e saj nuk e pëlqenin gjithashtu, "tha një burim i njohur me situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat