Pas lindjes, Anjeza Shahni zbulon punën që bën në Londër!

Mediale Vip

Pas lindjes, Anjeza Shahni zbulon punën që bën në Londër!

Më: 4 prill 2019 Në ora: 11:32
Anjeza Shahni

Sigurisht puna e saj në shtetin ku prej vitesh po jeton me bashkëshortin e tashmë vajzën disa javëshe, nuk kishte si të mos kishte lidhje me muzikën.

Më 8 mars ajo u bë nënë për herë të parë, e ndonëse ende nuk i ka mbushur 40 ditët e pas lindjes, duket se Anjeza Shahini i është rikthyer aktivitetit normal të punës (që me siguri do të jetë me orare të reduktuara).

Prej mëse katër vitesh artistja shqiptare jeton në Angli që prej martesës me diplomatin anglez Paul Edëard Conolly, por Anjeza nuk e kishte zbuluar se cili ishte profesioni me të cilin angazhohej ajo atje.

 Në një postim në rrjetin social Instagram, Shahini na tregoi se merret me mësime private muzike, teksa ka postuar një video ku duket një prej studenteve të saj duke kënduar.

“Është kënaqësi të punosh me ty dashuri, faleminderit për vlerësimin”; ka shkruar Shahini nën video, duke na njohur kështu më punën si trajnere zëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat