Mbretëresha Elizabeth “ndëshkon” Meghan Markle për shkak të sjelljes së saj

Mediale Vip

Mbretëresha Elizabeth “ndëshkon” Meghan Markle për shkak të sjelljes së saj

Më: 4 prill 2019 Në ora: 15:53
Mbretëresha Elizabeth, Meghan Markle

Duket se një “luftë” ka nisur mes Mbretëreshës Elizabeth dhe Dukeshës Meghan Markle, e cila është ndaluar të mbaj stolitë e Princeshë Dianës.

Britanikja “The Sun” shkruan se Mbretëresha Elizabeth e mori këtë vendim për shkak të sjelljeve të Meghan Markle. Kjo gjë vërtetohet më së miri pasi madhëria e saj nuk ka të njëjtën sjellje me bashkëshorten e William, përkundrazi Kate mund t’i mbaj dhe përdorë sipas dëshirës stolitë e Princeshë Dianës.

Po sipas mediave britanike thuhet se ky vendim e ka tërbuar Princ Harryn, duke shkaktuar tensione të mëtejshme mes anëtarëve të familjes mbretërore.

“Aspektet e sjelljes së Meghan, përfshirë para Dasmës Mbretërore, shkaktuan pakënaqësi brenda Buckingham Palace”,-tha burimi. “Vetë mbretëresha nuk ishte e impresionuar nga disa kërkesa të saj, veçanërisht si një anëtare e re e familjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat