Baby G vazhdon t'i provokojë fansat me imazhe e video të llojllojshme.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Gordana Kingji apo siç njihet te publiku Baby G është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Në imazhin e fundit të ndarë me ndjekësit në Instagram, Kingji ka vënë në pah format trupore teksa shfaqet në bikini.
Baby G është duke punuar në këngën e re ku në videoklip do të jetë edhe i dashuri i saj, të cilin e prezantoi së fundmi para publikut.
Ndryshe, “It’s me”, është projekti i fundit i publikuar nga artistja shqiptare në fillim të këtij viti.