Gjekë Dushaj, artisti nga Malësia që prodhon këngë shqipe në Amerikë

Mediale Vip

Gjekë Dushaj, artisti nga Malësia që prodhon këngë shqipe në Amerikë

Nga: Maksim Gjokaj Më: 5 prill 2019 Në ora: 13:44
Gjekë Dushaj

Një artist i njohur i shumë hiteve dhe këngëve të bukura shqiptare, ku megjithëse ka vite e vite që jeton në Amerikën e largët ai kurrë nuk e harron pasionin për muzikën shqipe. Ky është artisti me origjinë nga Traboini i Hotit të Malësisë së Madhe, Gjekë Dushaj, ku deri më tani ka 13 albume të tij ku 7 prej tyre janë krijuar nga mjeshtri Sokol Vulaj e të tjerat i ka krijuar vetë ai.

Dashuria e tij për këngën dhe muzikën ka nisur që në moshën 12 vjeçare në vendlindjen e tij, ndërsa kudo i ftuar nëpër dasma dhe mbrëmje por ka pak kohë që Gjekën e gjen vetëm në studion e tij duke krijuar këngë për të tjerët. Ka shumë këngë që ende sot këndohen e dëgjohen pa pa harruar hitin "Zambaku i bardhë" , ku vetë ai e ka krijuar melodinë, ndërsa ka edhe një duet me artisten Gjyste Vulaj.

Artisti ka pagëzuar stydion e tij me emrin e vendlindjes së tij " Zëri i Traboinit" ku aty kalon një pjesë të mirë të kohës së tij duke kompozuar këngë të bukura shqiptare.BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat