Morena Taraku kujton nënën e ndjerë

Mediale Vip

Morena Taraku kujton nënën e ndjerë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 15:08
Morena Taraku

Këngëtarja shqiptare, Morena Taraku e ka humbur shumë e re nënën e saj.

Modelja shqiptare ka treguar në disa intervista se ka qenë shumë e lidhur me të ëmën.

Kështu, Morena herë pas here në rrjetet sociale e kujton të ëmën me imazhe të ndryshme, sikurse edhe sot.

Me foton e ndarë në gjysmë, të së ëmës dhe të saj, këngëtarja Taraku në këtë mënyrë e kujton nënën e saj.

“Mami dhe unë”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që Morena i ka kushtuar edhe një këngë nënës së saj, tekstin e së cilës e kishte shkruar vetë dhe e kishte emëruar me emrin “Lule”, shkurtesën e emrit të nënës së saj Luljeta.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat