Motrat Istrefi shfaqen tejet seksi në klipin e ri - Bota Sot
Motrat Istrefi shfaqen tejet seksi në klipin e ri

Mediale Vip

Motrat Istrefi shfaqen tejet seksi në klipin e ri

Më: 5 prill 2019 Në ora: 15:23
Nora dhe Era Istrefi

Po vijnë me këngën e re.

Motrat Istrefi, Nora dhe Era kanë finalizuar xhirimet e klipit të ri dhe ky projekt pritet të publikohet më 19 prill.

“Nuk e di 19 Prill!!!!! A jeni gati?”, ka shkruar Era në Instagram.

Motrat Istrefi duken super-seksi e nuk ka dyshim se kjo këngë do të jetë unike dhe do t’i pëlqejë publikut.

Era ditë më parë në Prive ka dhënë detaje të këtij projekti ku tregon edhe si erdhi deri te bashkëpunimi me motrën e saj, Norën.

“Vitin e kaluar me Klajdi Lupën e kemi punuar këngën. Klajdi është shqiptar që jeton në Shqipëri. E kemi pasur një kimi të mirë në studio. Nora e ka dëgjuar dhe i ka pëlqyer më së shumti nga këngët e mia dhe i kam thënë “hajde gjuaju”, meqë po të pëlqen kaq shumë”, ka thënë Era.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...