Pas nominimeve në “Billboard Music Awards”, Dua Lipa: Jeta është shumë e çmendur…

Mediale Vip

Pas nominimeve në “Billboard Music Awards”, Dua Lipa: Jeta është shumë e çmendur…

Më: 5 prill 2019 Në ora: 15:24
Dua Lipa

Është publikuar lista e nominimeve për “Billboard Music Awards” 2019.

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është nominuar në tri kategori dhe për këtë është shumë e lumtur.

“Faleminderit BBMAS për tri nominime. Jeta është shumë e çmendur dhe jam e lumtur për njohjen e arritjeve. Sidomos në ditët kur jam duke shkruar dhe u përgatitur për albumin tim të ardhshëm, kjo do të thotë shumë për mua”, ka shkruar ajo në Instagram.

 

Ndryshe, Cardi B kryeson të gjithë të nominuarit në çmimet e vitit 2019 për “Billboard Music”. Reperja e hitit “I Like It” është nominuar 21 herë në 18 kategori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat