Pas Londrës, Dua Lipa bëhet me figurë prej dylli edhe në një tjetër muze

Mediale Vip

Pas Londrës, Dua Lipa bëhet me figurë prej dylli edhe në një tjetër muze

Më: 5 prill 2019 Në ora: 22:16
Dua Lipa

Dua Lipa vazhdon të numërojë sukseset e njëpasnjëshme në karrierë.

Dua Lipa muaj më parë kishte bërë të ditur se në muzeun e famshëm “Madame Tussauds” në Londër është vendosur figura e saj prej dyllit.

Pas, Londrës, këngëtares shqiptare i realizojnë figurë të tillë edhe në Amsterdam, e kjo gjë është bërë e ditur edhe në faqel zyrtare të muzeut edhe nga vetë Dua.

Image

“Të hënën në mbrëmje ne zbulojmë imazhin prej dylli të Dua Lipës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin që bëri faqja e muzeut, ku tregohet edhe se si mund të jesh i pranishëm në atë ceremoni.

Për ndryshe, pas pushimeve me të dashurin, Dua Lipa është përqendruar në përgatitjen e albumit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat