Ju ka ikur ndonjë detaj nga dasma e Gresës: Kjo video përmbledh komplet dasmën

Mediale Vip

Ju ka ikur ndonjë detaj nga dasma e Gresës: Kjo video përmbledh komplet dasmën

Më: 5 prill 2019 Në ora: 23:17

Të shtunën, një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare, Gresa Behluli festoj natën e madhe të dasmës me bashkëshortin, Lulzimin, të cilët deri më tani kanë kaluar plot 10 vite së bashku.

Gresën nuk duhet njohur shumë prej afër për të kuptuar stilin e saj unik e mbi të gjitha modestinë e saj si grua.

Fustani i nusërisë ishte ashtu siç i ka hije një nuse të re dhe grimi i thjeshtë ia plotësonte pamjen modeste.

Natën e kanagjegjit të saj, Gresa gjithashtu përmes veshjës së saj na solli shembullin e nusës tipike shqiptare.

Shumë prej veshjeve kombëtare ishin të kombinuara edhe me modernen duke mos lënë asgjë të bukur të anashkaluar e kjo është pikërisht një ndër gjërat që e karakterizon Gresën si person.

Përveç energjisë pozitive që e solli gjatë gjithë natës, me afërsinë ndaj mysafirëve, ajo gjithashtu performoi këngë të njohura shqipe natën e dasmës së saj.

Hyrja e çiftit në sallën madhështore u përcoll me “Këngën e bylbylit” nga Jusuf Gervalla e kënduar nga vet Gresa.

Për ta bërë këtë natë edhe më të veçantë, në përformim iu bashkua edhe nëna e saj, këngëtarja e madhe shqipëtare Shkurte Fejza.

Kënga e tyre “Nana përcjell vajzën” e cila u performua për herë te parë i preku të pranishmit me tekstin e dhimbshëm të ndarjës së vajzës nga familja me rastin e martesës.Këto sekuenca u përdoren për publikimin e klipit.

Në video vërehet atmosfera pozitive dhe harmonia në mes mysafirëve, shumë prej të cilëve ishin fytyra të njohura publike të cilët edhe performuan muzikë të bukur shqipe.

Realizimin filmik të dasmes e bëri kompania e xhirimit “Vello” për të cilën Gresa u shpreh se ishte jashtëzakonisht falenderuese

“Kompania Vello ka qenë zgjedhja ideale që kam bërë për xhirimin e natës më të bukur të jetës. Kreativiteti dhe angazhimi i tyre profesional mundësuan që kjo natë të mos harrohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat