Georgina kujton takimin e parë me Ronaldon: Ishte dashuri në shikim të parë

Mediale Vip

Georgina kujton takimin e parë me Ronaldon: Ishte dashuri në shikim të parë

Më: 6 prill 2019 Në ora: 00:49
Georgina dhe Ronaldo

Georgina Rodriguez ka pranuar se ajo dhe Cristiano Ronaldo ranë në dashuri në shikim të parë, gjatë kohës kur ajo punonte si asistente në dyqanin “Gucci”.

Çifti u takuan për herë të parë në qershor të vitit 2016 në dyqanin e “Guccit” në Madrid ku Georgina punonte, shkruan DailyMail.

Ajo tha se “takimi i parë me Ronaldon ishte në Gucci ku unë punoja si asistente shitjesh…ishte dashuri në shikim të parë për të dy”.

25-vjeçarja pretendon se ndjenja ishte e ndërsjellë pas takimit të tyre në qershor të 2016-ës, ndërsa ajo zbuloi të gjitha këto në një intervistë për revistën italiane Elle.

Georgina tha “Takimi i parë me Ronaldon ishte në Gucci ku unë punoja si asistente shitjesh. Ditë më vonë ne u takuam me njëri-tjetrin përsëri në eventin e një brendi tjetër”.

Partnerja e futbollistit tregoi se një ditë tipike e saj është të zgjohesh në mëngjes, përgatisë ushqimin për fëmijët dhe t’i ushqejë ata, përgatitjen e drekës, pak gjumë, palestër, spa dhe një spot televiziv me Cristianon para se të shkojë në shtrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat