Dashuri në kohërat e ‘Gazit Lotsjellës’

Mediale Vip

Dashuri në kohërat e ‘Gazit Lotsjellës’

Më: 6 prill 2019 Në ora: 09:38
Besa Shahini dhe Dardan Molliqaj

Ka kohë që në media është përfolur për lidhjen e dashurisë mes deputetit Dardan Molliqaj dhe tashmë ministres së Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahinit. Tashmë çifti kanë vendosur që këtë lidhje ta shtyjnë një hap më tutje.

Burime tona mësojnë se çifti do ta kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë këtë të diel në një nga restaurantet e Tiranës, pas celebrimit te tyre ne Komunen e Prishtines ne date 03 prill 2019, gjë që u postua edhe në rrjetet sociale të të dy bashkëshortëve.

Çifti ka zgjedhur të bëjë një dasmë të vogël, ku të ftuar do jenë vetëm rrethi i tyre i ngushtë. Po si lindi historia e tyre. Një vajzë e re që kish studiuar në Universitetin e Yorkut në Kanada, kthehet në Kosovë pas disa përvojave në fushën e politikave arsimore në Kanada e Gjermani ku pasi themeloi në vitin 2004 Iniciativën Kosovare për Stabilitet, në vitin 2016 themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit parauniversitar në Kosovë.

Ishte koha kur Lëvizja Vetëvendosje protestonte fuqishëm me gazin lotsjellës brenda Kuvendit tëë Kosovës, kundër demarkacionit me Malin e Zi. Ishte edhe koha kur Lëvizja Vetëvendosje filloi të shpërfaqte përçarjet e para të brendshme.

Sharjet në mesazhe private, akuza për marrëdhenie seksuale në grup mes aktivistëve dhe kryesisë së Vetëvendosjes, me shumë akuza të tjera për anëtarë të vetëvendosjes si bashkëpunëtore të SHIK, bënë që në fund një grup prej 12 deputetësh me në krye Dardan Molliqajn të largohen nga VV.

Nga sekretar organizativ i subjektit politik “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, ku ka qenë i angazhuar për 13 vite, ai bëhet anëtar i Partisë Social Demokrate të Kosovës. Besohet fuqishëm se këta 12 deputë janë pikërisht ata që përfaqësonin edhe frymën liberale brenda një partie si VV që në përdorimin e saj i ka mjetet ekstreme të protestës si edhe një shprehje të fortë të mendive tërësisht të majta gati ekstreme.

Edhe pse të paprovuar ndonjëherë me pushtet, pasi që kur u transferuan nga Lëvizje në Parti, VV ka patur gjithmonë një paraqitje jashtëzakonisht të artikulueshme në debate, me njohuri të thella teorike në lidhje me ekonominë, çështjet sociale, negocim sidomos kur vjen fjala me Serbinë, janë jashtëzakonisht kreativ, dhe kanë shkollime nga më të mirat në vendet e Europës, Amerikës dhe Kanadasë.

Ama të gjitha këto lëvizje, shkrirje, përçarje, ndarje, debate, akuza të ndërsjellta me tematikën kryesore “kush je ti e kush jam unë”, “puna ime të çoi para, e jotja na la në vend” apo të stilit “pse ty po e mu jo” Dardan Molliqajn e gjetën ndërkohë në shoqërinë e ëmbël të zonjushës Shahini. Elegante, e mirë arsimuar, shumë e artikuluar dhe e gatshme të punonte për politikat zhvillimore të vendit të vet, duket se kanë qënë tiparet kryesore që e bënë Besën ti binte në sy Dardanit.

Ama ishte koha e gazit lotsjellës, dhe mes gazit dhe dashnisë, publikisht Dardani zgjidhte gazin, duke e lëshuar Besën ti ikte në Shqipëri. Jo se Besa nuk kishte qënë më herët në Shqipëri.

Fillimisht si Zv. Ministër e Arsimit në Shqipëri, me fokus të veçantë arsimin para universitar, dhe më pas në fund të vitit 2018 si Ministër i Arsimit në Shqipëri. Mënyra se si Besa, nje qytetare e Kosovës, arriti nga një studiuese analitike, të bëhet Ministër në Shqipëri, ka ngritur shumë pikëpytje në mediat e të dy vendeve. Besohet se njëra nga pistat e ndjekura nga Besa ka qënë miqësia e ngushtë e saj me Elisa Spiropalin gjatë qëndrimit të tyre në Europë, si edhe njohja e ngushtë me Erion Velinë.

Të tre më herët janë targetuar si studentë të rinj nga grupi i gjerë i mbështetur edhe financiarisht nga Sorrosi, me qëllim bërjen e politikave të tij në vendet e origjinës, pas kthimit nga studimet si Asete të padiskutueshme.

Një tjetër pistë, është edhe targetimi i një rrjeti të njerezve nga ana e kryeministrit Rama sipas edhe këshillave nga Këshilltaret e tij nga Kosova, që të rritet numri i qytetareve te Kosovës në qeverinë e Shqipërisë më qëllim plasimin e Edi Ramës si lider të të gjithë shqiptarëve. Por të gjitha këto mbeten të pa faktuara realisht. Ama ajo që është një fakt është se lidhja e nisur në kohërat e Gazit Lotsjellës, u zyrtarizua në Prishtinë, ndërkohë që Dardani, do e bëjë dasmën tek njerëzit e nuses në Tiranë. Urime të dyve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat