Vitin e kaluar, Tayna korri suksese shumë të mëdha edhe pse ishte në fillim të karrierës.
Reperja nga Prizreni, Tayna në qershor të vitit të kaluar ‘shpërtheu’ me projektin e parë “Columbiana”.
E pas kësaj kënge, Doruntina nuk u ndalë duke qenë mjaft e kërkuar dhe aktive në koncerte të ndyshme.
Siç ka paralajmëruar Tayna, kjo verë do të jetë edhe më e nxehtë pasiqë po punon mjaft shumë për projekte të reja.
E mbrëmë në orën 00:00, këngëtarja Shala bëri një postim në Instagram gjersa thotë se mezi po e pret verën.
Megjithatë, mbetet të shohim se çfarë do na sjell por që nuk ka dyshim se do u pëlqejë edhe fansave të saj.