A është bashkëshortja xheloze për muskujt e tij? Përgjigjet Vedat Ademi Ajo duhet të ndihet…

Mediale Vip

A është bashkëshortja xheloze për muskujt e tij? Përgjigjet Vedat Ademi Ajo duhet të ndihet…

Më: 6 prill 2019 Në ora: 11:18
Vedat Ademi

Të gjithëve iu kujtohet këngëtari i njohur, Vedat Ademi, kur ishte me disa kilogramë më shumë. Por ka shumë kohë që ai ka arritur që të transformojë fizikun e tij.

Së fundmi, Vedati ka qenë i ftuar në emisionin “Trokit”, ku zbuloi sesi arriti të humbte 10 kilogramë në një kohë të shkurtër.

Gjatë bisedës, Ademi tregoi se ai tashmë peshon 84 kilogramë dhe se arriti të jetë në super formë falë ushtrimeve në palestër dhe konsumimit të ushqimeve të shëndetshme.

Ndërsa i pyetur nëse bashkëshortja është xheloze për trupin e tij me muskuj, ai u shpreh: “Ajo nuk ndihet aspak xheloze, madje duhet të jetë krenare”.

Përsa i përket jetës private, këngëtari është shprehur se ai e bashkëshortja po mendojnë të zgjerojë më tej familjen, pasi dëshirojnë të kenë edhe një vajzë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat