Anxhela Peristeri përlotet live në emision: Nuk dua ta humbas

Mediale Vip

Anxhela Peristeri përlotet live në emision: Nuk dua ta humbas

Më: 6 prill 2019 Në ora: 11:20
Anxhela Peristeri

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Anxhela Peristeri, ka qenë dje e ftuar në emisionin “Rudina”.

Gjatë intervistës, moderatorja Rudina Magjistari kishte menduar një surprizë të këndshme për Peristerin, një përshëndetje nga këngëtarja e njohur greke, Maria Kiu.

“Kjo vajzë gjithë këto që tregon i dalin nga brendësia e zemrës, sepse brenda saj ajo fsheh diamante. Të dua shumë, më mungon shumë. Mezi po pres të vish në verë dhe të shkojmë bashkë në plazh. Të premtoj që mundësia e parë që më jepet do të vij aty te ti”, thotë ndër të tjera në video Maria.

Mesazhi i këngëtares greke e ka emocionuar Anxhelën, e cila nuk i mbajti dot lotët, ndërsa më pas kujtoi kohën kur këndonin bashkë nëpër koncerte.

“Maria është një këngëtare e shkëlqyer. Është nga ato njerëz që nuk dua ta humbas kurrë në jetë”, u shpreh Peristeri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat