Saimir Tahiri ia merr këngës, 'djeg' club-in krah Eneda Tarifës

Mediale Vip

Saimir Tahiri ia merr këngës, 'djeg' club-in krah Eneda Tarifës

Më: 6 prill 2019 Në ora: 14:32
Saimir Tahiri

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është filmuar në një nga club-et e Tiranës me mikrofon në dorë duke kënduar. Kjo nuk është hera e parë kur Tahiri bëhet ‘protagonisti’ i mbrëmjeve festive. Këtë të premte ai është parë duke kënduar krah këngëtares shqiptare Eneda Tarifa një nga këngët më të bukura Arbëreshe ‘E lule lule’.

Pak ditë më parë u mësua se bashkëshortja e Tahirit është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe famija do shtohet me një tjetër djalë. 

Por Tahiri është duke u përballur edhe me një moment të vështirë për të.

Prokuroria për Krime të rënda vuri në hetim ish-ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, ndërsa tashmë dosja kundër tij ka shkuar në gjyq me dy akuza, atë të trafikimit të narkotikëve të kryer në bashkëpunim si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat