Reperi Offset reagon për akuzat ndaj gruas: Ajo është e pasur, asgjë tjetër nuk më intereson

Mediale Vip

Reperi Offset reagon për akuzat ndaj gruas: Ajo është e pasur, asgjë tjetër nuk më intereson

Më: 6 prill 2019 Në ora: 14:46
Offset, Cardi B

Reperi Offset mbrojti gruan e tij Cardi B pasi përdoruesit e rrjeteve sociale po e paragjykonin për të kaluarën si striptiste. Reperja deklaroi para disa ditësh se kur meshkujt donin të kryenin marrëdhënie me të, ajo i çonte në hotel, i drogonte dhe i grabiste.

Në një prej postimeve të tij të Twitter, Offset shkruajti: “K**rva ime vazhdon të jetë e para kështu që kthehuni në punë para se t’ju pushojnë. Ne kemi fëmijët tanë, pronat tona, gruaja ime është e pasur, shoh që shumë njerëz me ngjyrë janë kundra nesh dhe nuk e kuptoj se si njerëzit janë kundër popullit të tyre, por asgjë prej këtyre nuk më intereson.”

Ndër të tjera, Offset theksoi se janë të pasur dhe pjesa më e madhe e atyre që kanë urrejtje për Cardi B frymëzohen nga muzika e saj. Theksojmë se reperja e pranoi të kaluarën duke treguar se ishte e detyruar të bënte gjëra të tilla për shkak të varfërisë në familje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat