Remzie Osmani e merr nusen në shtëpi.
Festa në familjen e këngëtares së njohur, Remzie Osmani me rastin e martesës së djalit të saj Hamzës ka filluar dje.
E gjithë vëmendja në këto ditë festive kalon tek nusja.
Gëzimja gjatë ditës së sotme nuk ka hezituar që për ndjekësit e saj t’i ndaj disa fotografi të realizuar me veshje të nusërisë, si me dimi e jelek dhe dallamë.
Në bazë të disa postimeve në rrjetet sociale duket se Familja e Remzies më herët e kanë marrë nusen.
Një postim i tillë nuk ka munguar edhe nga vetë Remzia, e cila në Instastory ka publikuar një fotografi të çiftit brenda në veturë. “Mashallah“, ka shkruar Remzia mbi imazhin e publikuar në Insastory.