Premtimi i Besa Kokëdhimës: Rikthehem me një surprizë të madhe!

Mediale Vip

Premtimi i Besa Kokëdhimës: Rikthehem me një surprizë të madhe!

Më: 6 prill 2019 Në ora: 18:27
Besa Kokëdhima

I ka munguar prej kohësh tregut muzikor shqiptar dhe gjithashtu e kemi parë përmes postimeve jashtë vendit. Pak kohë më parë këngëtarja Besa Kokëdhima u rikthye në skenë me koncertin “Divat”, në cilin morën pjesë emra të njohur të muzikës si Eneda Tarifa, Rovena Dilo dhe Irma Libohova.

Por duket se tashmë Besa është rikthyer sërish për publikun e saj. Vetëm pak ditë më parë ajo ka publikuar këngën “La la la”. Opinion.al ka kontaktuar me këngëtaren, e cila është shprehur në lidhje me këtë produksion të ri të saj.

INTERVISTA:

Besa çfarë mund të na thuash për subjektin e këngës, xhirimet dhe prapaskenat e ‘La la la’?

Jemi argëtuar shumë, kemi bërë realisht një udhëtim në grup për ta realizuar. ‘La la la’ është një melodi e ngrohtë, këngë e dashur me një melankoli të lehtë, por argëtuese dhe ndërvepruese. Në videon e saj, sigurisht i kam qëndruar “stoike” edhe dëshirës time të reklamoj bukuritë e vendit tim në çdo hapësirë që mundem.

Pas “La la la” do të kemi produksione të tjera këtë verë?

Kam disa produksione dhe ftesa dhe besoj se do të jem mjaft prezentë në tregun muzikor shqiptar këtë pranverë-verë.

Besa të shohim mjaft formë, cili është sekreti yt?

Sekreti im është të mos përtoj. Lëviz shume dhe përpiqem të mos shmang qoftë edhe lëvizjet e thjeshta dhe rutinë të ditës. Lëvizja në këmbë, palestër me periudha, sepse duhet, jo sepse e pëlqej (qesh) Dashuroj Volejbollin.

Prej disa kohësh je larguar nga vendi, me çfarë po merret Besa dhe e mendon rikthimin në Shqipëri?

Kam një surprizë të rëndësishme në këtë aspekt, por nuk jam gati ende ta ndaj. Mund të them se jam në studio vazhdimisht duke punuar mbi disa projekte në implementim e sipër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat