Getoari konfirmon lidhjen e Luana Vjollcës me Krenar Çoçajn

Mediale Vip

Getoari konfirmon lidhjen e Luana Vjollcës me Krenar Çoçajn

Më: 6 prill 2019 Në ora: 23:08
Getoari, Luana, Krenari

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Getoar Selimi ka zbuluar për herë të parë edhe arsyen pse Marina nuk po rikthehet në ekran duke u shprehur se ajo është shumë selektive dhe nuk ka vendosur akoma me çfarë emisioni do rikthehet. Në këtë moment Ermali tha fjalët më të mira për Marinën dhe përmendi faktin që shumë shqiptare martohen me kosovarë.

Ermali tha disa emra vajzash të njohura që janë lidhur apo martuar me kosovarë dhe mes tyre përmendi Luanën e cila është prej disa vitesh në një lidhje me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj.

Kur Ermali përmendi emrin e Luanës dhe Krenarit, Geti nuk e kundërshtoi por heshti duke e konfirmuar kështu lidhjen e tyre.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat