Veliaj tregon pse nuk i zgjati leja e lindjes

Mediale Vip

Veliaj tregon pse nuk i zgjati leja e lindjes

Më: 7 prill 2019 Në ora: 06:54
Erion Veliaj me gruan dhe djalin

Erion Veliaj është autori i ligjit i cili u jep të drejtën burrave të marrin lejen e lindjes nëse gruas i duhet të shkojë në punë sepse paguhet më shumë.

Në atë kohë ka qenë Ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Kur u bë baba vendosi të merrte lejen që i takonte me ligjin që kishte bërë vetë, por nuk zgjati shumë. Në studion e "Mos i fol shoferit", ai tregoi dhe arsyen.

Rudina Dembacaj: Do e lije punën tënde për karrierën e gruas?

Erion Veliaj: Jam autori i ligjit emancipues që është bërë, që edhe burrat mund të marrin leje lindje që gruaja të shkojë në punë e të sjellë më shumë lekë, nëse gruaja paguhet më shumë. E bëra ligjin dhe thashë, tani që lindi çuni do i marr ca ditë pushim. Sa mbaroi java e parë shoh titrat tek RTV Ora ku shkruhej: Një gjyqtar - ndër më të korruptuarit- ka përdorur ligjin e Veliaj për të marrë leje lindje që ti shpëtojë vettingut. Thashë çohu e ngrihu në punë se dhe kur do të bësh diçka emancipuese vjen dikush e ta fëlliq. Aq e pati emancipimi im me djalin. Vetëm një javë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat