Besa Shahini e Dardan Molliqaj mbledhen politikanët, festuan kurorëzimin

Mediale Vip

Besa Shahini e Dardan Molliqaj mbledhen politikanët, festuan kurorëzimin

Më: 7 prill 2019 Në ora: 07:11
Besa dhe Dardani

Gjatë kësaj jave, deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj kurorëzoi lidhjen e tij të dashurisë me ministren kosovare në Qeverinë Rama, Besa Shahini.

Dyshja publikun foto duke u bërë kurorë në Komunën e Prishtinës, siç e do zakoni.

E dasma e dyshes u tha se do të bëhej të dielën në një lokal në Tiranë, atje ku Besa ushtron profesionin  e saj.

Nusja dhe dhëndrri i ardhshëm të shtunën në kanë mbledhur shoqërinë dhe festuan në një lokal, derisa sot pritet ceremonia kryesore, dasma.

Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati ka publikuar në Facebook ku shihet me çiftin e ardhshëm dhe ministrin tjetër kosovar në Qeverinë Rama, Gent Cakaj.

“Bashke me ministrat tanë në Shqipërinë tonë. Bravo Besa dhe Genti për punën që po bëni. Jemi krenar me ju. Urime Besa Shahini dhe Dardan Molliqaj per martesën dhe ju dëshiroj gjitha t’mirat në jetërat tuaja!”, ka shkruar Kastrati. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat