Detaji në festën e kurorëzimit të Besës dhe Dardanit që habiti të gjithë

Mediale Vip

Detaji në festën e kurorëzimit të Besës dhe Dardanit që habiti të gjithë

Më: 7 prill 2019 Në ora: 11:26
Dardan Molliqaj dhe Besa Shahini

Tre ditë më parë, ata kurorëzuan dashurinë në Prishtinë duke konfirmuar për të parën herë publikisht lidhjen e cila përflitej prej kohësh.

Deputeti Dardan Molliqaj dhe Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, pas kurorëzimit gjatë javës në Prishtinë, të Shtunën e kishin rezervuar për festë.

Çifti i sapo martuar zgjodhën një prej bareve në qendër të Tiranës për festën ku kishte të pranishëm fytyra publike nga andej e këtej kufirit.

Image

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ai i Kamenicës Qëndron Kastrati, zëvëndës-ministri i jashtëm me kompetenca të plota të deleguara, Gent Cakaj ishin vetëm disa prej të pranishmëve në event.

Krahas ahengut modern të bërë komplet ndryshe nga tradita shqiptare, një tjetër detaj mori vëmendjen. Fjala është për veshjen e Ministres Shahini e cila për këtë event kishte zgjedhur një fustan të zi, diçka tërësisht jokonvencionale.

Image

Kujtojmë se Dardani, i cili paraprakisht ka qenë i martuar nga e cila lidhje ka një vajzë dhe Besa në vazhdimësi kanë zgjedhur të mbajnë një profil të ulët në raportin e tyre duke preferuar privatësinë, ashtu siç ishte edhe ahengu i mbrëmshëm i zhvilluar në Tiranë, larg syrit të publikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat