E mban të fshehtë lidhjen, por Mc Kresha zbulon se kur do të bëhet baba - Bota Sot
E mban të fshehtë lidhjen, por Mc Kresha zbulon se kur do të bëhet baba

Mediale Vip

E mban të fshehtë lidhjen, por Mc Kresha zbulon se kur do të bëhet baba

Më: 7 prill 2019 Në ora: 15:49
Mc Kresha

Reperi shumë i dashur për publikun Mc Kresha është padyshim një ndër reperët më të pëlqyer në vendin tonë, këngët e të cilit kthehen menjëherë në hite. Kresha gjithmonë e ka mbajtur lag vëmendjes së publikut jetën e tij private dhe rrallëherë është dëgjuar për historitë e tij të dashurisë.

Së fundmi, Kresha ka qenë i ftuar në emisionin ‘Diçka po zihet’ ku përveç gatimit ka rrëfyer edhe shumë të pathëna nga jeta e tij. I pyetur se kur do bëhet baba, reperi ka zbuluar se ka shumë dëshirë që të bëhet së shpejti.

"Kur ta ketë shkruar zoti, qejfi ma ka edhe mua si ai shoku im Festimi”, ka rrëfyer Kresha, ndërkohë që më vonë i është kërkuar që të zbulojë dhe dashurinë e jetës.

“Shumë lehtë, Liverpool F.C gjithmonë zemër. Gjithë, është e lehtë kjo. Po nëse nuk jam duke bë muzikë ose duke u merr me familjen time, jam veç me futboll. E dua, e këqyri shpesh”, tha Kresha duke mos zbuluar emrin e të dashurës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...