Rihanna shton 15 kilogramë, shfaqet në të brendshme

Mediale Vip

Rihanna shton 15 kilogramë, shfaqet në të brendshme

Më: 7 prill 2019 Në ora: 17:56
Rihanna

Këngëtarja nga Barbadosi ka shtuar më shumë se 15 kilogramë vitin e kaluar, por kjo nuk e ndalon të publikojë fotografi provokuese me veshje seksi.

Pavarësisht se është në mbipeshë, Rihanna veçanërisht rrezaton vetëbesim, transmeton KosovaPress. Atributet e saja, ajo me krenari i shfaqi në reklamën për linjën e saj të brendshme "Fenty Beauty".

"E urreja ngjyrën e verdhë, por ju jeni të papërmbajtshme në këtë set. Kostumet po të rrinë mirë edhe pse keni kile të tepërta", ishte një nga shumë komentet e fansave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat