Nisin teoritë konspirative rreth shtatzanisë së Meghan Markle

Mediale Vip

Nisin teoritë konspirative rreth shtatzanisë së Meghan Markle

Më: 8 prill 2019 Në ora: 06:59
Meghan Markle

Mediat sociale janë një terren edukativ për teoritë e konspiracionit dhe duket se shtatëzania e Meghan Markle është bërë objektivi i fundit.

Po përhapen me shpejtësi teoritë konspirative, të cilat pretendojnë se shtatzania e dukeshës së Sussex nuk është reale, duke pretenduar se në të vërtetë është vetëm një maskim.

Times raporton se një video në YouTube që pretendon të japë "prova absolute" se shtatzania e Meghan-it është e rreme ka pasur mbi 208k shikime.

Kanali që e mban atë ka 31,000 abonentë dhe personi prapa saj ka nisur një numër videosh duke përsëritur të njëjtin pretendim të rremë, ku secili prej tyre merr 50,000 hite.

E para doli ditën kur shtatzania e 37-vjeçares Meghan u njoftua nga Kensington Palace.

Teoria e çmendur e komplotit, e qarkulluar nga njerëz që nuk e pëlqejnë dukeshën, sugjerojnë që çifti Mbretëror të ketë një nënë zëvendësuese sekrete, e cila në të vërtetë po mban fëmijën.

Pretendimet e rreme, të cilat gjithashtu po bëjnë 'namin' në Twitter, Instagram dhe në faqet e fansave Prince Harry në Facebook, të cilët e lidhin shtatzëninë "e rreme" me një konspiracion më të gjerë që përfshin elitat botërore.

'Teoricienët' tregojnë për një foto të qarkulluar kohët e fundit në internet në të cilën barku i fëmijës duket "katror".

Por, një infermiere obstetre tha se kishte parë të gjitha format dhe madhësitë e e barqeve të nënave shtatzana dhe ai i Meghan nuk kishte asgjë të pazakontë.

Ish-aktorja ka qenë subjekt i rrymave të abuzimit racist dhe seksist në mediat sociale në të kaluarën.

Muajin e kaluar, në një fjalim dhe në King's College në Londër, ajo tha se  tani i shmangte mediat sociale.

Dhe pasi çifti hapi faqen e tyre në Instagram këtë javë, komentet raciste u postuan në profil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat