Dalin detaje të reja për vdekjen e Princeshës Diana

Mediale Vip

Dalin detaje të reja për vdekjen e Princeshës Diana

Më: 8 prill 2019 Në ora: 09:53
Princesha Diana

Plaga që mori princesha Diana nuk do duhej t'ia merrte jetën asaj, thotë eksperti.

Patologu më i lartë i forenzikës në Mbretërinë e Bashkuar, argumenton se plaga që kishte marrë princesha Diana nuk duhet ta ketë vrarë atë, shkruan Page Six.

Dr. Richard Shepherd, i cili hetoi vdekjen e Princeshës së Uellsit, thotë se plaga e saj “shumë e vogël” shkaktoi vdekjen e saj, sepse ishte në vendin e gabuar, e fshehur thellë në mushkëri.

“Lëndimi i saj është kaq i rrallë saqë në karrierën time nuk besoj se kam parë tjetër të tillë”, shkruan Shepherd në librin e ri, të botuar edhe në “The Daily Mail Sunday”.

“Vdekja e Dianës është një shembull klasik i mënyrës që ne e themi çdo ditë: nëse…”, vazhdon Shepherd “Në qoftë se ajo do të ishte ulur vetëm në një kënd pak më ndryshe.”

Plagët që mori nëna e dy fëmijëve më 1997 në një aksident me veturë në Paris ishte fatal.

Por, një gjë që mund ta kishte shpëtuar atë ishte plotësisht në kontrollin e saj, argumenton patologu.

“Sikurdo të kishte vënë një rrip sigurie. Sikur ajo të ishte e përmbajtur, ndoshta do të shfaqej në publik dy ditë më vonë me një sy të zi, ndoshta paksa pa frymë nga brinjët e thyer dhe me një krah të thyer, por jo e vdekur”, përfundon ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat