“Si grua 50 vjeçe!” Kiara Tito i mbyll gojën komentuesit: Ndërsa ti…

Mediale Vip

“Si grua 50 vjeçe!” Kiara Tito i mbyll gojën komentuesit: Ndërsa ti…

Më: 8 prill 2019 Në ora: 15:48
Kiara Tito

Kiara Tito është një nga moderatoret më të ndjekura në “Instagram”, ku publikon foto e video të ndryshme.

Ajo gjithashtu mundohet që të mbajë një raport të afërt me ndjekësit e saj, duke u përgjigjur komenteve të tyre, qofshin ato pozitive apo negative.

Së fundmi, Kiara ka publikuar një video ku shfaqet e veshur me një kostum rozë teksa ec rrugëve të Francës.

Videoja e publikuar në profilin e saj në “Instagram” ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente.

Por një koment tërheq menjëherë vëmendjen, ku një ndjekës shkruan: “Si grua 50 vjeçe!”.

“Unë si grua 50 vjeçe, por ti si grua e keqe”, i përgjigjet Kiara, duke i mbyllur kështu gojën ndjekësit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat