“Tërboi” tifozët turq në ndeshjen e Kombëtares, Vilma Masha: Ja çfarë më shkruajnë në inbox

Mediale Vip

“Tërboi” tifozët turq në ndeshjen e Kombëtares, Vilma Masha: Ja çfarë më shkruajnë në inbox

Më: 8 prill 2019 Në ora: 15:50
Vilma Masha

Moderatorja e “Supersport”, Vilma Masha, tërhoqi vëmendjen e shumë portaleve turke të cilët mbetën të mahnitur nga bukuria e gazetares shqiptare, në sfidën mes Shqipërisë dhe Turqisë të zhvilluar në “Loro Boriçi”.

Fotoja e bukuroshes së ekranit bëri xhiron e internetit në Turqi, ndërkohë në një prononcim për emisionin “Wake Up”, në Top Channel, Vilma rrëfen këtë eksperiencë të bukur duke u shprehur:

“Më është rritur goxha numri i ndjekësve nga Turqia. Më bënte aq shumë përshtypje se dhe më shkruanin. Ato fotot dhe shkrimet që dolën mi kanë sjellë fansat shqiptarë dhe më thanë shiko se ke dalë në portalet më të mëdha turke. I falenderoj të gjithë. Kjo është një meritë edhe e fotoreporterëve turq.

Kanë qenë pranë nesh edhe në konferencat për shtyp. Mes kolegësh ka pasur edhe biseda para ndeshjes, por pa e ditur këtë gjë. Po t’i shikosh se çfarë shkruajnë në inbox do të habiteni. Pjesa më e madhe më pyesin a di të flasësh anglisht. Na përshëndet në turqisht, ngjan si turke, gjëra të tilla, megjithatë kënaqësi ishte”, u shpreh Vilma Masha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat