“Ai nuk është këtu për…”: “New York Times” i kushton artikull reperit shqiptar

Mediale Vip

“Ai nuk është këtu për…”: “New York Times” i kushton artikull reperit shqiptar

Më: 8 prill 2019 Në ora: 16:30
Gashi

Reperi i njohur Gashi, e nisi karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por asnjëherë nuk e mohoi origjinën e tij shqiptare.

Së fundmi Gashi ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një foto ku shfaqet një shkrim dedikuar atij. “Ai nuk është këtu për të qëndruar në një vend”, shkruan gazeta prestigjioze “New York Times”, ku gjithashtu tregon punën e palodhshme të Gashi-t për të patur sukses.

“Teksa rritesha shihja babain tim që gjithmonë lexonte “New York Times”, në të cilën shkruheshin historitë më negative për shqiptarët. Ndërsa tani në vitin 2019, kjo gazetë shkruan për djalin e tij dhe historia është pozitive. Po shkruhen lajme të mira”, shkruan reperi i famshëm bashkëngjitur me foton ku tregon shkrimin e “New York Times”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat