Ky është emri i fëmijës së Harryt dhe Meghanit

Mediale Vip

Ky është emri i fëmijës së Harryt dhe Meghanit

Më: 9 prill 2019 Në ora: 20:31
Meghan Markle dhe Princ Harry

Pranvera ka arritur në Britaninë e Madhe, ku përveç kaosit me BrExit, fëmija i princit Harry dhe dukeshës Meghan Markle, po pritet me padurim

Emocionet u rritën kur u kumtua lajmi se çifti është në pritje të një fëmije gjatë pranverës së vitit 2019.

Ndërkohë që data e saktë e lindjes ende mbetet mister, Meghan është raportuar të i ketë thënë anëtareve të familjes mbretërore, se ajo do të lind në fund të prillit.

Sa i përket emërtimit, nuk ekziston ndonjë rregull mbretërore për emërtimin e fëmijëve, andaj sipas CNN, këto janë emrat, njërin prej të cilit do ta mbajë fëmija.

Nëse do lind vajzë, ajo mund të quhet Diana (sipas nënës së princit Harry) ose Victoria (ish mbretëresha e Anglisë), ndërsa nëse do të jetë vjen një djalë, ai mund të quhet Arthur, Edward ose Philip.

Ata gjithashtu duan të nderojnë edhe gjyshen e fëmijës. Nëse lind vajzë, emri i mesëm do të jetë Elizabeth, ndërsa nëse do lind djalë emri i mesëm do të jetë njëri nga këta: Arthur, George, Albert, David ose Charles.

Ndërkohë që këto janë disa nga idetë për emërim, ende nuk dihet se a po vjen në jetë një princ apo princeshë, pasi që qifti ka refuzuar që ta di gjininë para lindjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat