Të tjerët bojkotojnë, Madonna këndon në Evrovizion

Mediale Vip

Të tjerët bojkotojnë, Madonna këndon në Evrovizion

Më: 9 prill 2019 Në ora: 20:42
Madonna

Pop ikona Madonna do të këndojë dy këngë në konkursin e këngës në Evrovizion që mbahet në Izrael muajin e ardhshëm.

Është vlerësuar se performanca e saj në Tel Aviv më 18 maj do të përcillet nga më shumë se 180 milion shikues anembanë botës.

Ngjarja u njoftua fillimisht nga nxitësit lokalë të Live Nation Israel, të cilët pretendojnë se performanca do të jetë "historike dhe e pazakontë" në të njëjtën kohë.

Ekipi i marrëdhënieve me publikun i Madonnës e konfirmoi lajmin për BBC-në, por organizatorët e Evrovizionit e mohuan. “Ende nuk është marrë vendimi përfundimtar dhe nuk janë bërë nënshkrimet e kontratës”, thonë organizatorët, sipas të cilëve konfirmimi rreth pjesëmarrjes së Madonna do të bëhet i ditur me kohë.  Sipas mediave izraelite, organizatorët janë të shqetësuar rreth pjesëmarrjes së Madonna në koncert.

Madonna ka histori të gjatë të marrëdhënieve me Izraelin. Ajo madje edhe turnetë MDNA i kishte filluar në Tel Aviv, në vitin 2012. Por, pjesëmarrja në Evrovizion mund të jetë problematike, pasi këngëtarët e tjerë, në mesin e tyre Roger Waters nga Pink Floyd, apeluan për bojkot, për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut.

Garat për këngën e Evrovizionit mbahen në Tel Aviv, pasi këngëtarja e Izraelit  Neta fitoi vitin e kaluar në Portugali. 

Vlerësohet se perfomanca e Madonna do të kushtojë 887.000 euro dhe për shpenzimet përkujdeset milioneri kanadez Silvian Adams, i cili viteve të fundit ka financuar eventet dhe koncertet e mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat