“Në filma jemi mafie”, Dua Lipa po “i çliron” shqiptarët nga stigma me sukseset në muzikë

Mediale Vip

“Në filma jemi mafie”, Dua Lipa po “i çliron” shqiptarët nga stigma me sukseset në muzikë

Më: 9 prill 2019 Në ora: 21:42
Taken

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa po i ngjit shkallët e karrierës një nga një. Pas suksesit në toplistat muzikore, ajo është zgjedhur për kopertinën e revistës prestigjoze "Elle" për muajin maj.

Artikullit dedikuar këngëtares i kanë vënë titullin: E ardhmja e muzikës pop.

Në intervistë, Dua ka folur edhe për Kosovën, ku ka thënë se po mundohet të ndryshojë opinionin se jemi mafie.

“Kosova më ka definuar si njeri. Ne kemi një sens të çmendur komuniteti. Njerëzit i dinë punët tuaja përpara se ti marrësh vesh ti, por gjithmonë më kanë treguar shumë dashuri. Dikush më tha në një intervistë: ‘Ju keni namin e punës së emigrantëve’, por është më shumë sesa kaq, kur ti do që të të marrin seriozisht. Të jesh nga Kosova apo Shqipëria, ka një paragjykim për këtë. Në filma, çdo shqiptar është një mafie. Po përpiqemi të ndryshojmë atë që njerëzit mendojnë për vendin tonë”, u shpreh këngëtarja shqiptare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat